Jude Bellingham i është rikthyer stërvitjeve te Real Madridi.

Ai sot është stërvitur së bashku me shokët e tjerë të skuadrës.

Futbollisti anglez ndeshjen e fundit e kishte luajtur kundër Mallorcas me 18 gusht, dhe ka munguar në tre ndeshjet e tjera.

Bellingham kishte lënduar muskulin në stërvitje duke e lënë jashtë pothuajse një muaj.

Nuk dihet ende nëse 21-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ditës së shtune, ndaj Real Sociedadit.