Ish-zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, u emërua së fundi përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.
Publicisti dhe gazetari Tim Judah, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të gjenin person më të mirë se Matthew Palmer për emërimin e tij si, përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor.
“Matthew Palmer, me 25 vjet përvojë, është i aftë për rajonin dhe të gjitha figurat kryesore të tij. Ai është i dhembshur dhe realist. Shtetet e Bashkuara nuk mund të gjejnë një person më të mirë për të dërguarin për ish-Jugosllavinë, kryesisht për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Tim Judah për KoSSev.
Sipas tij, ky është një veprim i mirë për të shfaqur interes për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se emërimi i thjesht i një të dërguari amerikan, nuk është domosdoshmërisht një sinjal për të dalë nga bllokimi në të cilin ka hyrë dialogu Kosovë-Serbi.
Ao po ashtu ka thënë se, mund të ndodhë pasi që edhe Bashkimi Evropian bëri një veprim të ngjashëm, duke emëruar të dërguarin e saj.
Në këtë intervistë Judah megjithatë thekson se as SHBA dhe as BE aktualisht nuk kanë nivelin e ndikimit që kanë pasur më parë, dhe se deri para disa vitesh do të ishte e paimagjinueshme që politikanët shqiptarë në Kosovë të refuzonin diçka në Amerika, transmeton më tutje lajmi.net.
Ish -Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Ballkanin dhe Egjeun, Matthew Palmer, u emërua ditë më parë Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.







