Ju kujtohet vrasja me gjakëftohtësi në dy xhami në Zelandë, ja me sa vjet u dënua Brenton Tarrant

Një vit pasi vrau rreth 51 besimtarë muslimanë në dy xhami në Australi, I akuzuari për terrorizëm pranoi fajin e tij.

Brenton Harrison Tarrant, 29 vjeçari u deklarua fajtor për 51 akuza për vrasje, 40 vrasje në tentativë dhe një akuzë për terrorizëm.

Ky sulm u cilësua si më vdekjeprurësi në historinë moderne të Zelandës së Re, dhe bëri që qeveria të nxitonte me ligje të armëve që ndalonin shumicën e armëve gjysmë automatike.

Tarrant ishte planifikuar të dilte në gjyq në qershor. Kërkim falja e tij erdhi si një surprizë dhe lehtësim për familjarët e viktimave, e të mbijetuarit nga sulmi.

Pranimi për fajin erdhi në një seancë gjyqësore në një kohë që Zelanda e Re ka nisur me bllokimin katër javor, për të parandaluar koronavirusin.

Tarrant u shfaq nga qelia e tij me video, dhe vetëm disa njerëz ishin prezent Brenda sallës së gjyqit. Ai do dënohet me burgim të përjetshëm.