këngë

Ju kujtohet ‘Për ty po flas’? Edona dhe Miloti sërish po sjellin këngë bashkë

Edona Llalloshi po sjell tri këngë të reja.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Edona Llalloshi po sjell këngë të reja.

Vetë Edona ka lajmëruar se shumë shpejtë ajo do të publikojë tri këngë të reja, e njëra ndër to është edhe një bashkëpunim me vëllain e saj, Miltotin.

Dyshja kanë bashkëpunuar edhe më herët në këngë shumë të dëgjuara, sidomos në super hitin, baladën ‘Për ty po flas’.

‘’Se shpejti 3 këngë dhe videoklipe te reja, njera ne bashkepunim me Milotin.Se shpejti…’ ka bërë të ditur Edona.

Ata madje dje kanë përfunduar xhirimet në Shkup ndërsa menjëherë jnë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.