Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka publikuar disa shifra që sipas tij, tregojnë për rritjen ekonomike në të cilën ka ndikuar Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga shefi i tij, Albin Kurti. Kjo gjë i ka nervozuar qytetarët, të cilët kanë thënë se pushteti po manipulon pas rritjes së çmimeve.

Muja ditën e diel e ka nisur me një postim në rrjetin social Facebook, ku sipas tij në vend ka pasur dyfishim të investimeve të huaja, përcjell Demokracia.com.

“Qeveria Kurti II gjatë 2021 ka bërë histori tek treguesit makroekonomik të vendit – rritja ekonomike reale 9.9%, dyfishimi i eksportit (nga 380 në 750 milion euro), dyfishim i investimeve të huaja direkte ( nga 250 në 540 milion euro), remitancat (nga 1 nē 1.4 miliardë). Këto lëvizje kanë prodhuar efekte pozitive në tregun e punës. Kosova vazhdon me pasë sfida ekonomike dhe fushata të dezinformimit. Megjithatë, shifrat janë të verifikueshme. Viti i parë i Qeverisë Kurti II do të mbahet mend për rikthim ekonomisë së vendit”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo i ka nervozuar shumë qytetarët, ku disa prej tyre që janë edhe votues të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë se ata po e pësojnë shumë nga rritja e çmimeve dhe se Qeveria po manipulon me shifra.

Rritja e çmimeve, sidomos energjisë elektrike, ka shqetësuar shumë qytetarët të cilët janë nën frikën se nuk mund ta përballojnë këtë./Demokracia.com/