“Ju e rrisni çmimin, ne reizstencën”, protestuesit nisen drejt Qeverisë

Duke mbajtur pankartën “Ju e rrisni çmimin, ne reizstencën” qindra dytetarë i janë bashkuar protestës së Partisë Socialdemokrate, kunëdr shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta ka filluar në orën 14:00, teksa protestuesit janë duke lëvizur nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Sheshit “Skënderbeu”.

Deri më tani, protesta nuk ka shënuar ndonjë incident të papritur, ashtu edhe siç planifikohej të organizohej nga PSD.

Ndërkohë, nën thirrjet “Albin rrenci” dhe “Albin mashtruesi” qytetarët e revoltuar kanë bërë thirrje për dorëheqje të Albin Kurtit dhe Qeverisë.