Jovic prezantohet te Real Madridi (Video)

Entuzizëm në Madrid për prezantimin e Luka Jovic.

Sulmuesi serb i blerë për 60 milionë euro nga “Los Blancos” pas sezonit fantastik që zhvilloi me fanellën e Eintracht Frankfurt, është prezantuar fillimisht para tifozëve të zjarrtë të Realit të cilët ishin të shumtë në shkallët e Santiago Bernabeut për të përshëndetur yllin e tyre të ri.

Më pas Jovic u transferua në podiumin e nderit të stadiumit ku në praninë e presidentit Florentino Perez, drejtuesve të klubit, njerëzve të tij më të afërt dhe gazetarëve të shumtë tha fjalët e para si lojtar i klubit merengues.

Jovic u shfaq shumë i lumtur që është bërë pjesë e Realit, skuadrës me të cilën ka qenë tifoz që në fëmijëri.

Talenti serb theksoi se do të përpiqet të shkruajë historinë me “Los Blancos” dhe të fitojë sa më shumë trofe, ndërkohë që presidenti Perez i uroi mirëseardhjen lojtarit duke nënvizuar se është krenar për Jovic pasi e di që sulmuesi nga tani e tutje do të mbajë veshur fanellën me të cilën flinte kur ishte i vogël.

https://www.youtube.com/watch?v=B8B7gJaqy20