partia e vuçiqit

Jovanoviq: SNS e ka shndërruar Serbinë në plaçkë partiake

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq ka vlerësuar sot se Partia Progresive Serbe (SNS) “e bëri Serbinë shtyllën e saj të partisë”.

Jovanoviq ka vlerësuar se sot në Serbi teserja e partisë është bërë “më e rëndësishme se letërnjoftimi, diploma apo biografia e çdo individi”, transmeton Ballkani.info.

“Me teserën partiake të partisë në pushtet sot njerëzit e këqij mund të anashkalojnë çdo ligj, çdo gjykatë dhe në mënyrë të paligjshme të fitojnë pasuri dhe pozitë në shoqëri për vete dhe familjet e tyre”, ka thënë Jovanoviq dhe është raportuar nga koalicioni NADA.

Zgjidhjen e atij problemi ai e vlerësoi si “krijimin e një shteti juridik në vend të një shteti partiak”. /Ballkani.info/