Anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Fshesa 2020” Milosh Jovanoviç ka deklaruar se nëse do të jetë deputet në përbërjen e Kuvendit të ardhshëm, fizikisht do të kundërshtoj “secesionin e Kosovës”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“Do të parandalojmë këtë edhe fizikisht nëse duhet. Mbi Kuvendin është Kushtetuta e Serbisë dhe e drejta ndërkombëtare dhe nuk ka mënyrë juridike të niset shqyrtimi për pranimin e Kosovës si tërësi apo pjesë e territorit krahinor, as me ia sigurua vend në OKB” tha Jovanoviç për “Novosti”.

Ai shtoi se “ nuk ka kompensim për heqje dorë nga vetvetja”.
Jovanoviç që është lider i Partisë Demokratike të Serbisë nënvizoi se Lëvizja “Fshesa 2020” do të dal në zgjedhje edhe krahas kushteve të këqija, sepse “ më mirë të shkojmë në luftë, se të mbetemi tek shtëpia”.

Sipas tij, bojkoti nuk mund të ketë sukses, sepse nuk sheh mënyrë sepse pas zgjedhjes ka sukses lufta jashtë institucionale.

Jovanoviç konkludoi se është plotësisht logjike vendimi i kreut të qytetit të Shabacit Nebojsha Zelenoviç që mos të dal në zgjedhjet lokale në atë qytet dhe paralajmërimin se atë mund të bëjë kreu i komunës së Paraqinit Sasha Paunoviq në atë qytet.