Jona Arifi po kandidon pozitën e kryetares së rinisë së PDK-së

Jona Arifi, po synon pozitë e kryetares së rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Arifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar të gjithë anëtarët e rinisë që të përkrahin për të pozitë.

“Unë duke e ndjekur atë zë, me zemrën plot dashuri për rininë dhe për Kosovën, e bindur thellë që e kam përvojën, energjinë dhe përkushtimin e duhur, kam vendosur që nesër, në Konventën e Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, të kërkoj besimin e delegatëve për mundësinë e paraqitjes së kandidaturës sime për Kryetare të Rinisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Arifi

Arifi ka thënë se, gjenerata që erdhëm në jetë bashkë me lirinë e vendit tonë, guximin për të ëndërruar e trashëguam nga sakrifica dhe ëndërrta e prindërve tanë. Guximin dhe vizionin e trashëguam nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe nga vajzat dhe djemtë e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

Ajo ka treguar së rrugëtimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Janë bërë 6 vite prej kur kam filluar rrugëtimin tim me rininë e Partisë Demokratike. Tani synoj të marrë besimin tuaj për të udhëhequr këtë rini, me versionin më të mirë timin profesional dhe personal”, ka shkruar tutje ajo.

Arifi ka premtuar se në rolin e kryetares së rinisë së PDK-së, fuqizimi i të rinjve do të mbetet faktori më i rëndësishëm.

Fuqizimi i të rinjve është faktori më i rëndësishëm. Përkrahja  tyre është ivestim në të ardhmën e Republikës së Kosovës. Janë forca dhe shpresa. Se kush do të jemi nesër, zgjidhja qëndron në mendjet, duart dhe zemrat tona. ‘Platforma digjitale që lidh partinë me rininë’, ‘Të rinjtë dhe partia në sinergji’, ‘Rini e hapur për të gjithë’, ‘Programi i fuqizimit dhe përfshirja e të rinjve në parti’, ‘Programi i trajnimit për të rinjtë’ dhe ‘Qendra e bashkëpunimit’ janë disa nga shtyllat e platformës sime”, ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë pa ndërhyrje: