Kandidati për president
Joe Biden me letër të hapur për Kosovën: Serbia duhet ta njeh Kosovën si shtet në kufijtë ekzistues
Kandidati për president të SHBA-ve Joe Biden ka lëshuar një deklaratë përmes së cilës u drejtohet shqiptarëve, shkruan Ballkani.info.
Mes tjerash Biden dhe kandidatja për nënpresidente Kamala Harris deklarojnë:
- Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombetare
- Joe Biden ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s per çlirimin e Kosovës më 1999
- Biden kritikon politikën e “pabalansuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe thotë se do të angazhohet për një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, por duke respektuar tërësinë territorial të Kosovës dhe njohjen e plotë si shtet.
- Do të angazhohet që sa më shpejt Kosova të ketë liberalizimin e vizave me BE-në dhe integrimin e Kosovës në BE.
- Do të mbështes hetimet dhe dënimin e kriminelëve serbë që vranë vëllezërit Bytyqi dhe zbardhjen e të gjitha krimeve.
- Ushtarët amerikanë do të vazhdojnë të jenë pjesë e NATO/KFOR-it në Kosovë.
- Biden thekson se do të përkrahë Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.
