Juventusi mbrëmë arriti të kompletojë misionin e pamundur derisa mposhti dhe përmbysi avantazhin e Atletico Madridit.
Ylli i mbrëmjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili realizoi të tre golat e “Zonjës së Vjetër” që i mjaftuan klubit torinez të kalojë në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Në ndeshjen e parë trajneri i Atleticos, Diego Simeone e kishte festuar fitoren në një mënyrë të veçantë duke drejtuar duartë tek organet gjenetale.
Këtë veprim, mbërmë e përsëriti edhe Cristiano Ronaldo në përfundim të ndeshjes në shenjë hakmarrjeje ndaj Simeones.
Megjithatë nuk ishte vetëm ylli portugez në rradhët e Juventusit që bëri këtë gjest, teksa Douglas Costa nga tribuna iu drejtua në të njëjtën formë trajnerit të Atletico Madridit.
https://www.facebook.com/club5maggio2002/videos/828070094214684/?t=3







