Jo vetëm politikanët, edhe personat jashtë politikës pajisen me pasaporta diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme nuk tregon se sa persona në Kosovë janë të pajisur me pasaportë diplomatike e as nuk shpjegon se në bazë të cilave kritere jepet kjo lloj pasaporte. Ndërkohë, njohësit e fushës thonë se duhet pasur kujdes se kujt i jepet një dokument i tillë udhëtimi dhe se duhet bërë një rivlerësim i poseduesve të tyre.

Jo vetëm politikanët e rangut të lartë janë të pajisur me pasaporta diplomatike. Ka edhe personalitete nga fusha të tjera që disponojnë këso dokumenti udhëtimi.

Por, cilat janë kriteret e pajisjes me këtë lloj pasaporte nga personat jashtë politikës?

Sipas Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit, një gjë e tillë mund të bëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, me propozimin e Qeverisë së Kosovës.

Përkundër pritjes për më shumë se dy javë, kjo Ministri nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit rreth kritereve për posedim të kësaj pasaporte.

E ish-ambasadori i Kosovës në Austri, thotë se duhet pasur kujdes paraprakisht se kujt i jepet kjo lloj pasaporte.

Ai thotë se me pajisjen e këtyre personave me këtë pasaportë është shkelur ligji.

Kurse, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare potencon se Ministria e Punëve të Jashtme duhet të bëjë një rishikim të personave që posedojnë këto pasaporta.

Ligji për Dokumente të Udhëtimit e përcakton përpos krerëve shtetërorë, edhe punonjësit me misione diplomatike mund të pajisjen me pasaportë diplomatike.