Profesori universitar, Milazim Krasniqi që njëherish është edhe themelues i LDK-së, ka thënë se sondazhet janë lajme të rreme.
“Të ashtuquajturat Sondazhe, realisht janë lajme të rreme. Janë përpjekje për të mashtruar njerëzit”, shkruan Krasniqi, transmeton Ballkani.info
Më herët edhe djali i profesorit, kandidati për deputet nga PDK-ja, Memli Krasniqi ishte i zëshëm kundër këtyre sondazheve.
Postimi i plotë i ish-politikanit:
Të ashtuquajturat Sondazhe, realisht janë lajme të rreme. Janë përpjekje për të mashtruar njerëzit. Ata që i bëjnë, paguhen që të sillen në stilin “ lidhe kalin ku të thotë gazda.”







