Jo vetëm Haxhi Hoti i Nismës kërcënon. Ja kërcënim i Salih Zybës të VV-së ndaj Shpend Ahmetit

Shumë reagime pati sot pas një postimi kërcënues të Haxhi Hotit, kandidatit të Nismës për deputet në drejtim të liderit të VV-së, Albin Kurti.

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate ka bërë një kërcënim për Albin Kurtin. Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vrarë gjatë mandatit sa ishte president.

E pas pak minutave, vet Hoti ka shkruar një tjetër status, ku sipas versionit të tij është bërë një gabim teknik dhe kërkon falje.

Për këtë kërcënim, Lëvizja Vetëvendosje pa ushtruar kallëzim penal ndaj Hotit.

Mirëpo, duhet kujtuar se kërcënim të rëndë kishte bërë tashmë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ndaj kryetarit të Prishtinës dhe ish kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmeti vetëm dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Ballkani.info.

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti”, kishte shkruar fillimusht Zyba në Facebook.

“I sigurt jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.Megjithatë nuk dihet sa vota i ka marrë Zyba dhe sa Ahmeti, pasi që KQZ ende s’e ka publikuar listën përfundimtare të votave për kandidatët për deputetë.

Ky kërcënim i hapur i Zybës ishte kritikuar ashpër, mirëpo as policia e as prokuroria nuk kishte ndërmarrë ndonjë hetim ndaj atij e madje ai nuk ishte thirrur as në polici për intervistim. /Ballkani.info/