Jo vetëm deputetët, në seancë plenare mungojnë edhe ministrat

Ishte paraparë që në ora 10:00 të fillonte seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Por mungesa e kuorumit detyrojë të parin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që të kërkojë pauzë, ende pa filluar ajo.

Në seancat plenare nuk janë duke munguar vetëm deputetët, janë edhe ministrat ata që mungojnë thuajse në çdo seancë.

Edhe sot të pranishëm në seancë kanë qenë vetëm katër prej tyre, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ministri i Punës, Skender Reçica, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi si dhe Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ,shkruan Indeksonline.