UFC

Jo një, por dy herë, tifozi i çmendur i kërkoi kampionit të UFC-së që ta godiste në këmbë – u largua me paterica

Ashtu si ka nivele për artet marciale të përziera, ka edhe nivele për të qenë një tifoz idiot i MMA-së.

Një tifoz i quajtur Jensen Dean, ka bërë një çmenduri, duke testuar forcën e një kampioni në UFC, siç është Jon Jones.

Dean vendosi se ishte një ide e mirë që kampioni i peshave të rënda të UFC-së ta godiste atë me disa goditje në këmbë.

Po, është e drejtë, ai e kërkoi këtë gjë vetë dhe duket se nuk ishte në dijeni për pasojat, duke paragjykuar se do e kalonte lehtë.

Rezultati ishte i parashikueshëm: Jensen shkoi në spital dhe u largua me paterica.

Natyrisht se Jones nuk e përdori gjithë fuqinë e tij, pasi edhe mund t’i kishte thyer këmbën tifozit.