Në listën e vendimeve të hartuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga infektimi me covid-19 thuhet se të mos grumbullohen më shumë se dy persona në një vend, mirëpo në Malishevë nuk po reskeptohet ky vendim.

Mbrëmë në fshatin Balicë rreth orës 21:00 janë arrestuar 13 persona të cilët janë parë të grumbulluar në një vend.

“Janë ndaluar trembëdhjetë (13) meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e polcisë.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe një person në fshatin Astrazup për të njejtën arsyeje.