JLo më joshëse se kurrë më parë, duket ‘përvëluese’ në kampanjën e re

JLo lë pa fjalë me setin për kampanjën e saj të re.

Jennifer Lopez vazhdon të jetë aktive edhe në fushën e biznesit, ashtu sikurse në profesionet tjera të saj.

51-vjeçarja ka bërë që sërish të komentohet për paraqitjen në publik, kësaj radhe lidhur me kampanjën e re.

Ajo realizoi set fotografik për koleksionin e ri të saj, kësaj radhe për linjën e çizmeve, meqë rast ka bashkëpunuar me DSW.

Artistja dukej e parezistueshme e veshur me të brendshme të bardha dhe një këmishë gjysmë të zhveshur, teksa pozoi e shtrirë dhe reklamoi çizmet.

Në fotografinë tjetër, ajo u shfaq me tjetër stil dhe me atlete, edhe këtë herë vuri në pah barkun e sheshtë.

Kujtojmë se JLo së fundi ka dhënë datën e filmit “Marry me”, në të cilin do të aktrojë krah yllit latin, Maluma.