Jep dorëheqje zyrtarja e lartë e NISMA-s, “Në këtë parti ka nepotizëm dhe korrupsion”

Anila Tusha-Kastrati ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e saja brenda NISMA-s Socialdemokrate.

Tusha-Kastrati ka dhënë dorëheqje nga Këshilli Kombëtar dhe nga ajo e nënkryetares së degës së NISMA-s në Gjilan.

Ajo ka bërë me dije që edhe aktivitetin e saj si asambleiste në Komunën e Gjilanit, tani e tutje do ta zhvillojë si e pavarur.

Për këtë vendim, ajo ka thënë se e ka mendur gjatë, teksa thotë se nuk ka qenë e lehtë.

Anila Tusha-Kastrati ka falenderuar ish-ministrin Bajram Hasani, teksa ka thënë se ajo është luftuar nga disa nga anëtarët e partisë së Fatmir Limajt.

Ajo ka akuzuar se brenda kësaj partie, ka nepotizëm, korrupsion dhe dallavere.