Leotrim Kurteshi ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të urgjencës në QKMF-në e Gjilanit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka dhënë hollësi se pse e ka marrë këtë vendim.

Reagimi i plotë:

SUPERSKANDAL

Reagim publik

-Të nderuar qytetarë të Gjilanit

-Ju njoftojë se jap dorëheqje nga pozita e shefit të Urgjencës në QKMF-në “Dr.Nagip Rexhepi” -Gjilan. Për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve.

Ftoj Prokurorin e Shtetit të hetojë rastin.

Shkaku i superskandaleve është se mjeku i Urgjencës nuk i përgjigjet thirrjes së pacientit për ndihmë (nuk shkon fare); për fatkeqësi, pacienti ka ndërruar jetë

Infermierë të Urgjencës në orarë të punës janë vërejtur duke pirë kafe në një kafiteri pranë QKMF-së.

Kam organizuar mbledhje të Urgjencës për të shprehur shqetësimin për këto raste dhe kam ftuar drejtorin e QKMF-së, zëvendësdrejtoreshën, kryeshefen, kordinatoren e cilësisë për të marrë pjesë.

Dhe për çudi. Ata NUK KANË ARDHUR ?!

Kanë kaluar gati 1 muaj, ndërsa drejtori i QKMF-së HESHT.

Jo më larg se para 2 ditësh më thotë se është përgatitur shkarkimi juaj?!

  • Cilin shkarkim, për mbulimin e skandaleve të njëpasnjëshme të institucionit shëndetësor që po “mirëmenaxhohet”?
  • Apo shkarkimin për të heshtur bashkë me ju?!

Kryetari i Komunës, Drejtoresha e Drejtoratit të Shëndetësis, Drejtori i QKMF-së “Dr.Nagip Rexhepi” dhe komplet menaxhmenti HESHT!

Po si duket nuk ju ka bërë përshtypje humbja e jetës së njeriut, neglizhenca mjekësore, mospërmbushja e detyrave të punës nga disa puntorë, mosveprime që kanë shkaktuar pasoja dhe aq më pak që gjitha këto raste i kam paraqitur me kohë, dhe nuk keni marrë mundin as të përgjigjeni përmes një letre të vetme. E çuditëshme!!!

  1. Me datën 29.06.2024, një ankues mashkull është paraqitur në urgjencën e QKMF-së me ankesë se ka thirrur shërbimin e Urgjencës në orën 6:20 dhe ekipa nuk ka shkuar në rast. Ndaj doktorit dhe dy infermierëve kam marrë masa të vërejtjes me shkrim për shkelje disiplinore dhe po ndaj të njëjtëve kam kërkuar inicimin e procedurës disiplinore.

Rasti është lënë në dorë të ekipit pasardhës, pa një adresë dhe numër telefoni për personin që ka telefonuar. Nuk janë informuar saktësisht kur është bërë thirrja dhe është shtrembëruar e vërteta. Ekipa pasardhëse ka hasur në rezistencë të familjarëve të pacientit për shkak të vonimit tuaj dhe gjendja e familjarit tonë është përkeqësuar

Për fatkeqësi, pacienti ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë: