Shqipëri
Jep dorëheqje Ministri i Brendshëm
Kryeministri Rama njofton dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Rama shkruan se ka pranuar largimin e ministrit Xhafaj.
“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.
Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar.
Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama.