‘’Jep dorëheqje, jo kapitullimit’’: Serbët protestojnë kundër Vuçiqit në Beograd

Mbështetësit e opozitës së djathtë, që shpesh janë akuzuar për qëndrime ekstremiste, bllokuan rrugët para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit të tyre Aleksander Vuçiq.

Ata në këtë protest mbanin pankarta me shprehjet si “Serbia Kujton’”, ‘’Vuçiq jep dorëheqje’’, ‘’Jo kapitullimit dhe ‘’Kurrë NATO’’, raporton n1info.rs.

Presidenti i lëvizjes Dveri, në Serbi, Boshko Obradoviq, tha se kjo është vetëm si një fillim paralajmërimi për protestat që do të mbahen në vijim, në kërkim të dorëheqjes së Vuçiq-it.

“Ideja është që kjo të jetë fillimi i protestave paralajmëruese që do të mbahen në periudhën e ardhshme”- u shpreh lideri i Dveri.