Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kalojnë kohë së bashku me fëmijët e tyre, para se të fillojnë angazhimet profesionale

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vazhduan të integrojnë familjet e tyre të premten në mbrëmje kur i çuan fëmijët e tyre në një shfaqje filmi në natyrë, në Los Angeles.

52-vjeçarja e “Hustlers” dhe ylli i filmit 49-vjeçar dukeshin të dashuruar kur u panë së bashku në Parkun Historik të LA, shkruan DailyMail.

Kjo dalje vjen sipas People se dy yjet janë gati të kthehen në karrierën e tyre të ngjeshura filmike në muajt e ardhshëm.

P&P/Mega

Jennifer la mënjanë dukejn elegante për diçka më komode pasi netët në Los Angeles bëhen më të ftohta, teksa ishte e mbështetur në krahët e Ben.

Bashkë me çiftin ishin binjakët e Jennifer, Emme dhe Max, 13 vjeç, dhe fëmijët më të mëdhenj të Benit, Violet, 15, dhe Seraphina, 12, Samuel, tetëvjeçar.

P&P/Mega

Aktorët, të cilët të dy dukeshin joshës të hënën kur u paraqiten në tapetin e kuq në Met Gala në New York, mund të mos kenë aq shumë kohë të lirë për të kaluar me njëri -tjetrin në muajt e ardhshëm të vjeshtës.

Burimet thane për People se të dy mezi prisnin të ktheheshin në detyrimet profesionale së shpejti.

P&P/Mega

“Ata janë shumë mirënjohës për verën e tyre argëtuese. Ka të bëjë me punën në muajt e ardhshëm. Ben do të shkojë në Teksas javën e ardhshme. Jennifer fillon xhirimet në Kanada në tetor”, tha burimi i afërt me çiftin.

Ben do të punojë në trailerin aksion “Hypnotic”, i cili do të drejtohet nga Sin City dhe autori i Grindhouse Robert Rodriguez.