Një debat i ashpër u zhvillua mes gazetarit Ilir Mirena dhe profesorit Sadri Ramabaja, pasi ky i fundit tha se mediat kosovare në një periudhë ‘kanë qenë nën tutelën e fuqishme të një grupi të fuqishëm të ashtuquajtur ish-komandant”.

Kjo bëri që Mirena t’i reagojë, duke i kërkuar emra se kush kanë qenë këta persona dhe nën tutelën e kujt kanë qenë.

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga debati i tyre:

Ramabaja: Mediat tona në Kosovë përgjithsisht në një periudhë ka qenë nën tutelën e fuqishëm të një grupi të fuqishëm të ashtuquajtur ish komandant.

Mirena: Kur ka qenë, dhe në cilin grup? Se jeni mësu qishtu me fol paushall.

Ramabaja: Lerëm tash të shkoj deri në fund

Mirena: Jo jo trego kur dhe në cilën periudh, përmend emra thuj Ilir Mirena ke qenë tutel e këtina

Ramabaja: Ti s’pom len me fol

Mirena: Spo të lo se jeni mësu me shpif.. /Pressing/