Ka vazhduar edhe sot në Kukës vaksinimi i mjekëve nga Kosova kundër Covid-19.

Gjatë ditës së sotme u vaksinua grupi i dytë me 200 persona.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

“Jena një. Ka vazhduar sot në Kukës vaksinimi i grupit të dytë prej 200 bluzash të bardha të Kosovës”, ka shkruar Rama.