Halil Thaçi

“Jemi të gatshëm edhe këtë javë për zgjedhje. Do të thyejmë rekord”: Deputeti Thaçi del me një paralajmërim

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, po pretendon se partia e tij është e gatshme për zgjedhje qysh nga kjo javë.

Madje sipas tij, do të thejnë rekord në përqindje.

“Si VV jemi të gatshëm gjithmonë për zgjedhje qoftë edhe këtë javë apo këtë muaj, mirëpo unë personalisht nuk shoh ndonjë mundësi se do të kemi zgjedhje këtë vit”, shprehet ai për Gazeta Blic.

Thaçi shprehet i bindur se Vetëvendosje do të thyejë rekord të ri me rezultatin në zgjedhjet e ardhshme.

“Kur jemi te përqindja e zgjedhje dua t’ju them se Lëvizja Vetëvendosje do ta thyejë edhe një rekord të ri në zgjedhjet që do të vijnë”, deklaron deputeti i VV-së, Halil Thaçi.