“Jemi afër marrëveshjes për Neymarin”

Drejtori i Barcelonës, Javier Bordas, ka zbuluar se klubi katalonas është afër arritjes së marrëveshjes për ta kthyer yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar, në Camp Nou.

Takimi i parë mes Barcelonës dhe PSG-së u mbyll pa ndonjë marrëveshje mes dy klubeve, por thuhet se është arritur përparim në përpjekjet e kampionit spanjoll për ta transferuar brazilianin.

Në takimi e zhvilluar sot, Barçën e kanë përfaqësuar shefi ekzekutiv, Carscar Grau, drejtori Javier Bordas dhe sekretari Eric Abidal.

“Ende nuk ka marrëveshje. Po bisedojmë dhe jemi afër marrëveshjes”, tha Bordas për gazetarët më të mbërritur në aeroportin e Barcelonës El Prat.

Dy klubet do t’i vazhdojnë bisedimet në orët në vazhdim, pasi pritet të mbahet një takim tjetër mes tyre.

Sipas Le Parisien, Barcelona i ka ofruar 170 milionë euro PSG-së, të cilat mendon t’ia paguajë me dy rata për sulmuesin 27-vjeçar.

Emri i Ousmane Dembeles është përfshirë po ashtu në tavolinën e bisedimeve.

Por siç qëndrojnë gjërat, PSG-ja nuk është e bindur nga oferta e Barcelonës.

loading…