Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për disa ndryshime të rëndësishme në kabinet.
Përmes një njoftimi në Facebook ai ndër të tjera ka njoftuar edhe për shkarkimin e nënkryetares e cila vjen nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.
Nënkryetare e re e Prishtinës është emëruar Jehona Lushaku-Sadriu.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për disa ndryshime të rëndësishme në kabinet.
“Në anën tjetër, kemi ngecje në fushën e digjitalizimit, e cila është udhëhequr nga Nënkryetarja znjsh. Donjeta Sahatçiu. Ky projekt, siç e dini ka qenë një prej premtimeve të bëra, duke dashur që të përmirësoj e modernizoj institucionet e Kryeqytetit. Andaj, për shkak të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit, kam marrë vendim që të liroj nga detyra, znj. Donjeta Sahatçiu, nga pozita e Nënkryetares së Kryeqytetit dhe pozita e Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit.
Dr. Jehona Lushaku – Sadriu, e kam emëruar Nënkryetare të Kryeqytetit dhe Ushtruese e Detyrës së Drejtores së Arsimit. Dr. Lushaku – Sadriu është profesoreshë e mirënjohur universitare me arritje të shumta profesionale”. ka shkruar Rama.
VIDEO BONUS: Reagon Ilirik Musliu: Shkarkimi im, provokim i ultë nga kryetari Rama ndaj partnerit të koalicionit






