Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha sot se Moska dënon planet e Uashingtonit për dërgimin e sistemeve antitank Javelin në Kosovë, sepse minon procesin e negociatave.
Ajo theksoi në konferencë se “Rusia dënon me vendosmëri të gjitha përpjekjet për të armatosur strukturat e paligjshme paraushtarake të Prishtinës”, transmeton Ballkani.info.
“Papërgjegjësia e treguar nga Uashingtoni dhe aleatët e tij, mosrespektimi i normave të së drejtës ndërkombëtare, dispozitave të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, minojnë procesin e negociatave për çështjen e Kosovës dhe rrisin rrezikun e destabilizimit si në Kosovë ashtu edhe në rajonin e Ballkanit”, tha Zaharova. /Ballkani.info/
BONUS VIDEO: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë







