Jeff Bezos dhuron 100 milionë euro për strehimin e fëmijëve në botë

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, që është edhe njeriu më i pasur në botë, ka njoftuar se do të dhurojë 98.5 milionë dollarë në vitin 2019, për 32 organizata që ndihmojnë në strehimin e familjeve.

Fondacioni i bamirësisë i miliarderit, ‘Bezos Day 1 Fund’, ka bërë të ditur se ka filluar procedurat, raporton KTV.

Bezos e lansoi fondacionin më 2018, duke premtuar dy miliardë dollarë për ta financuar atë.

Fondacioni ka dy qëllime të përcaktuara, përkatësisht financimin e organizatave që ndihmojnë familjet e pastreha dhe ndërtimin e instituteve parashkollore.

Donacionet këtë vit shkuan në 32 grupe, në 23 shtete. Ato ishin në vlerë mes 1.25 dhe 5 milionë dollarëve amerikanë.

Vitin e kaluar, Bezos dha 97.5 milionë dollarë për organizatat që ndihmojnë personat e pastrehë.

Donacionet u janë dhënë 24 organizatave, në 16 shtete.

Jeff Bezos ka një pasuri neto të vlerësuar prej 109 miliardë dollarëve, duke e bërë atë njeriun më të pasur në botë.

Bill Gates i qëndron afër dhe të dy kanë ndryshuar pozicionin në listën e më të pasurve në ditët e fundit, pasi çmimi i aksioneve të Amazon dhe Microsoft është luhatur.

Ndërsa rivaliteti është rritur më shumë pasi Pentagoni ia dha Microsoftit një kontratë prej 10 miliardë dollarëve.

E, aty kishte aplikuar edhe kompania Amazon, e cila është ankuar se është dëmtuar politikisht nga Administrata Trump.