Këtë fundjavë rikthehet Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll e cila ishte në pushim dy javor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Ndeshja kryesore do të jetë në Suharekë ku ndeshën rivalët lokal, ndërmjet Ballkanit e Suharekës, kjo ndeshje luhet ditën e diel.

Ndeshja joshëse është edhe ajo ndërmjet Dukagjinit e Llapit që luhet në Klinë, po ashtu ditën e diel.

Java nis të premten kur ndeshën Gjilani e Ferizaj.

Më poshtë gjeni orarin komplet të kësaj fundjave:

Gjilani – Ferizaj e premte

Malisheva – Prishtina e shtunë

Feronikeli ‘74 – Drita e shtunë

Dukagjini – Llapi e diel

Ballkani – Suhareka e diel

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 15:00. /Ballkani.info