Java nis me reshje bore

Java fillon me të reshura shiu, temperaturat në rënie. Në pjesën e dytë të javës priten edhe reshje bore, parashikon “Prishtina Weather”.

Në pjesën e dytë të javës pritet të kemi mot më të ftohtë, me vransira, e reshjet e borës zbresin edhe përgjatë ultësirave.

Datat:

23.01 – Kryesisht vranët.  Fillimisht reshje lokale shiu nga pjesë perëndimore të vendit.  Deri në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera, ku vende-vende mund të jenë edhe më intenzive. Borë vetëm në vise malore.

24.01 – Reshje shiu orëve të paraditës.  Ditën mbetet vranët e reshjet gradualisht pushojnë.

25.01 – Kryesisht me vransira.  Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.

26.01 – Kryesisht vranët e ftohtë.  Përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.

27.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

Temperaturat gradualisht në rënie.  Minimalet zbresin nga 3C e 4C në fillim të javës edhe deri në -2C ditën e premte, e ato maksimale nga 9C deri në 1C.

Të hënën frynë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja deri në 13m/s, e nga dita e martë ndryshon drejtimin në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes fillimisht, e më pas në rënie përreth vlerave normale.