Lista e veteranëve

Jashari: Verifikimin e veteranëve e kanë bërë komandantët

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka kthyer Prokurorisë Speciale aktakuzën kundër Agim Çekut dhe 11 të tjerëve lidhur me listat e veteranëve me arsyetimin se është konfuze.

Pjesë e kësaj aktakuzës është edhe Ish-përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari i cili për Ballkanin.info e ka quajtur si aktakuzë qesharake.
Jashari këtë llojë aktakuze e ka quajtur si të pa bazë duke thënë se ai nuk ka bërë asnjëherë verifikimin e veteranëve të UÇK-së.

“Fillimisht edhe kur është ngrit kjo aktakuzë unë kam thënë se është shumë qesharake, madje edhe ka qenë politike, po del madje që prokurori që e ka ngrit ni aktakuzë nuk ka qenë e bazuar, nuk është e argumentushme pasi e ka kthy gjykata këtë e them për vet faktin pse është përfshi emri im në atë aktakuzë për arsye se unë nuk e kam bërë verifikimin veteranëve të UÇK-së. Verifikimin e kanë bërë komandantët, zingjiri i komandatues nga komandantët e zonës, dhe nuk ka asnjë rast dhe asnjë moment që kam nënshkruar ndonjë dokument për të ja njoftur statusin e veteranit”, ka thënë Jashari.

Sipas tij ky proces duhet të kryhet me drejtësi reale, dhe jo të bëhet luftë degraduese e politike me luftën e UÇK-së.

“Megjithatë konsideroj që ky proces duhët të përbyllet me drejtësi reale, e jo të bëhet luftë politike e degraduese me luftën reale të UÇK-së”, ka shtuar Jashari.
Kujtojmë se Ish-Prokurori Special i Republikës së Kosovës, Elez Blakaj, më 11 korrik 2018, e ka ngritur aktakuzën ndaj profilit të lartë të veteranëve, lëndë kjo e cila konsiderohet si një ndër lëndët më voluminoze dhe të ndjeshme