Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka deklaruar në Ditën e Çlirimit të Skënderajt se breza të tërë kanë shkuar që qytetarët ta gëzojnë këtë ditë, por ai thotë se ende nuk është dita çfarë kanë rënë këta dëshmorë.
Jashari ka thënë se dëshmorët dhe lufta nuk u bë vetëm të lirohem nga okupatori serb, mirëpo edhe që të ketë mirëqenie për secilin qytetarë që jeton në Kosovë, ta dojë vendin dhe të dëshirojë të rri në këtë vend, e jo të ikë nga Kosova.
Ai tha se pret që vitet e ardhshme të ketë mendje më të shëndosh dhe kosovarët ta duan njëri-tjetrin e të ketë unitet.
“Breza të tërë kanë shkuar që ta gëzojmë ne sot këtë ditë, për fat të keq ende nuk është dita për çfarë kanë rënë të gjithë këta dëshmorë, për shkak se këta dëshmorë nuk kanë rënë vetëm që ky vend të jetë i lirë nga okupatori, por që ky vend të ketë mirëqenie për secilin qytetarë që jeton në këtë vend, ta dojë këtë vend , ta dëshirojë këtë vend që të jetojë në të dhe jo mendoj të ikë nga ky vend, kështu që urojë që vitet e tjera t’i presim më mirë, të kemi mendje të shëndosh, ta duam njëri-tjetrin, të kemi unitet mes vete dhe dashuri mes vete”, tha Jashari.
“Ne sapo bëm homazhe, nderime pranë dëshmorëve këtu në Prekaz, filluam në shesh para shtatores së komandantit, pastaj do vazhdojmë në kompleksin memorial në Morinë, është një ditë e madhe për qytetin tonë, vendin tonë, për gjithë shqiptarët, ky muaj qershor 21 vite të çlirimit të popullit tonë”, tha Jashari.
Jashari deklaroi se sot është një ditë e madhe jo vetëm për Skënderajin, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.







