Shemsi Jashari

Jashari: Kurti duhet ta themelojë Asociacionin pa vonesë, afati i dhënë nga emisarët i pritshëm

Analisti politik, Shemsi Jashari, tha se raportimet që Kosova ka afat që brenda kësaj javë të përgjigjet në lidhje me kërkesa dhe propozimet që i kanë paraqitur të shtunën pesë emisarët, ishin të pritshme.

Jashari tha në një intervistë për Ekonomia Online se kërkesa kyç e emisarëve është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka shtuar se kryeministri Albin Kurti duhet që të bëjmë implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Jashari shtoi se në takimin e së shtunës ndërmjetësit i kanë sjellë Kurtit një plan të qartë dhe dinamik i cili, sipas tij, duhet që të implementohet pa vonesa.

“Është paralajmëruar shumë se do të jetë një qasje e prerë e ndërmjetësve që dialogu është diçka që duhet patjetër të vazhdoj dhe që nuk ka kohë për tu humbur më shumë duke theksuar edhe faktin e sigurisë së cenueshme në këtë pjesë të Kosovës. Ajo që pam pas takimit ishin pak informacione por u la të nënkuptohet që ndërmjetësit i kanë sjellë Kurtit një plan të qartë një plan dinamik i cili duhet që të implementohet pa vonesa”, tha ai.

Ai theksoi se kërkesa kryesore ndaj Kosovës nga ndërkombëtaret është themelimi i Asociacionit. Jashari po ashtu tha se është jetike që marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër të implemntohen që situata të moseskalojë.

“Ishte edhe deklarata e kryeministrit Kurtit që e përshëndeti vizitën e tyre, për dallim prej herëve e tjera që gjenet forma dhe dërgo te mesazh se nuk ishte pajtuar. Kësaj here la të kuptohej se janë pajtuar për atë planë që ka ardhur por që nuk kemi detaje. Një diçka dihet se Kurti kërkesën kryesore tashmë të shumë përsëritur e ka themelin e Asociacionit dhe vazhdimi i dialogut pa kushte, e njëjta është parë që është përcjell edhe në Beograd. Ajo çka pritet në ditët dhe javët në vijim është një dinamik e re në implemtin e marrëveshjeve të arritura”.

“Mendoj është diçka e natyrshme, diçka e pritshme prej ndërmjetësve ndërkombëtar. Kosova i di kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, ka firmosur për to. Pavarësisht se cila do të jetë e para në zbatim ndërmjetësit ndërkombëtar e dimi që kërkesën kyçe e kanë themelimin e Asociacionit me shumicë serbe. Duket që Kurti ka ardhur në fund të asaj tolerancës që ka pasur që të manovrojë, për të qitur kushte që implementimi të bëhët me pako apo të bëhet me radhitje tjetër, duke marr diçka duke bërë Serbia diçka në mënyrë që të mos bëhet asociacion e pikat e tjera të mbesin pa u implemntuat”, tha ai.