Jashari: Do ta përfundojmë protestën të qetë, kërkojmë nga pushtetarët që të korrigjohen

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë afruar edhe më shumë në hyrjen kryesore të Parlamentit të Kosovës.

Të njëjtit kanë kaluar kordonin e policisë si dhe rrethojat e Kuvendit, e kështu janë në afërsi të hyrjes.

Xhavit Jashari nga Organizata e Vetëvrarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se do të përfundojnë këtë protestë të qetë.

“Do ta përfundojmë protestën të qetë. Do t’ua japim shansin e fundit pushtetarëve të që korrigjohen”, tha ai.

Por Jashari paralajmëroi se ka mundësi që të marrin edhe masa të tjerë.

“Ndoshta do të marrim edhe masa të tjera, që sigurisht s’i duhen askujt”, deklaroi ai.

Veteranët janë duke protestuar në kundërshtim të projektligjit për pagën minimale, në të cilën ata nuk janë përfshirë.

Gjatë kësaj proteste, veteranët kanë  thënë se po provokohen nga dritaret e Kuvendit të Kosovës, teksa kanë bërë thirrje të mos ofendohen apo provokohen policët e Kosovës