Janjiq: Zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta qetësonin situatën në Kosovë dhe do ta dërgonin Kurtin në opozitë

Analisti politik, Dushan Janjiq ka deklaruar se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do qetësonin veriu ndërsa Kurtin do ta dërgonin në opozitë.

Ai shtoi se do se Vuçiq dhe Lista Serbe do ta kenë vështirë të sqarojnë braktisjen e institucioneve, në zgjedhjet në veri LS do ketë opozitë të fuqishme mes popullit serb, shkruan “Beta”.

“Vuçiq dhe Lista Serbe do ta kenë vështirë të sqarojnë braktisjen e institucioneve, në zgjedhjet në veri LS do ketë opozitë të fuqishme mes popullit serb, ai vendim ka treguar se ka sjell vetëm dëme për serbët në veri të Kosovës”, tha ai.

“Shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme do të qetësonin situatën e tensionuar dhe atë të sigurisë, “bashkësia ndërkombëtare fol për zgjedhjet në veri, ndërsa Osmani presidentja e Kosovës shprehet për gatishmërinë për zgjedhje të përgjithshme në gjithë territorin. Zgjedhjet janë mënyra e vetme e kthimit të serbëve në institucione, në ato zgjedhje me siguri Kurti kthehet në opozitë sepse bashkësia ndërkombëtare ka humbur besimin ndaj tij”, tha Janjiç.

“Pas ngjarjeve të fundit në veri edhe LS ka humbur besimin e popullit serb LS do ketë opozitë serioze, pasi bashkësia ndërkombëtare do kontrolloj seriozisht vjedhjen e votave në veri, ku kjo dukuri është dukshëm e pranishme, LS më nuk do mund të bëjë presion apo shantazhoj votuesit dhe partitë tjera politike”, thotë ai.

Vuçiq do ta ketë mjaft të vështirë që para opinionit të sqaroj politikën e vet ndaj Kosovës.

“Letrat ashtu rregullohen që Vuçiq duhet të jetë ai që dorëzon Kosovën. Kur në nëntorin e kaluar mori vendim që serbët të braktisin institucionet, ai luajti kumar me Kosovën. Ai ka tërheq hap të gabuar për të cilin do vijë llogaria, sepse nuk kishte plan rezervë. Vuçiç po humb iniciativën në Kosovë, ai bënë zhurmë marketingu, ndërsa në të vërtetë i shkakton dëm të madh popullit të vetë”, tha Janjiq.