Dushan Janjiq

Janjiq pesimist: Lajçaku s’ka forcë të imponojë asgjë Vuçiqit

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd është deklaruar në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, Janjiq deklaroi se nuk nuk mund të pritet zyrtarizimi i ndonjë marrëveshjeje në mes palëve. Tutje, Janjiq vlerësoi se Miroslav Lajçak, i ngarkuar special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka forcë për t’i imponuar asgjë Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

“Kjo nuk do të mund të bëhet. Me Vuçiqin, thjesht, ai [Lajçak] mund të merret vesh për gjithçka, por Vuçiq nuk mundet dhe nuk ka forcë të imponojë asgjë. Dhe, procedurë që duhet të respektohet, janë ndryshimet në kornizën e negociatave [të Serbisë me Bashkimin Evropian]” – ka thënë Janjiq.

VIDEO BONUS: Pas fitores së Vuçiqit platforma ‘bota serbe’ kërcënon seriozisht Ballkanin