Ajo ka fituar 23 medalje në ndërtimin e muskujve, përgjatë 20 viteve të fundit.

Lorraine është 75 vjeç dhe ushtron në “bodybuliding”, në moshën 55 vjeç ajo filloi trajnimin në rezistencë të peshës, për të luftuar shenjat e plakjes.

“Jam 75 vjeçare dhe në vend që të ndjehem e lodhur dhe e turpëruar, unë ndjehem shumë mirë, madje asnjëherë nuk jam ndjer më mirë se tani”- tha ajo, raporton “The healthy soul”.

“Qëllimi im është të shoh se çka është e mundur dhe të i motivoj dhe të i inkurajojë gratë e çdo moshe, të jetojnë jetën që ato dëshirojnë të jetojnë dhe jo të struken në stereotipet dhe rolet tradicionale”.

Motivi i saj erdhi kur e pa një grua të moshuar e cila kishte probleme me lëvizje, për këtë arsye ajo u determinua që të jetë sa më aktive. Kështu, për Lorraine për tu përgatitur për konkurs duhet të shkoni 3 herë në javë në palestër, si dhe të ndjekni një diet me ushqime natyrale.

Më poshtë gjeni një video të Lorraine dhe do habiteni nga format e trupit të saj.

loading…