Janë 4-5 vjeç, mjeku tregon gjendjen e fëmijëve të çiftit mërgimtar që vdiq në aksidentin në Podujevë

Nga Emergjenca e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje për gjendjen e dy fëmijëve që mbetën të lënduar nga aksidenti në Podujevë, ku vdiqën dy persona.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka thënë se gjendja e tyre është stabile aktualisht, por se kanë lëndime të rënda, raporton Express.

Ai ka treguar se mosha e fëmijëve është 4 dhe 5 vjeç.

“Që të dy janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Janë kryer disa ekzaminime mjekësore të cilat kanë qenë të nevojshme dhe për momentin gjendja e tyre është stabile, mirëpo kanë lëndime të rënda”, tha Syla.