James Rodriguez e mbyll vitin 2018 pas lëndimit në gju

Bayerni ka konfirmuar se James Rodriguez i ka tërhequr ligamentet e gjurit të djathtë, lëndim ky që do ta mbajë jashtë fushave për pjesën e mbetur të këtij viti.

Ylli kolumbian këtë sezon i ka zhvilluar vetëm 5 paraqitje si startues në Bundesliga, ndërsa ishte në bankën rezervë gjatë gjithë kohës në humbjen ndaj Borussia Dortmundit në “Der Klassiker”.

“Gjuri i Jamesit do të jetë në pushim total për 10 ditë teksa pastaj do të fillojë me fazën e rehabilitimit”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Në këtë mënyrë shtohen telashet për trajnerin e bavarezëve, Niko Kovac që duhet të bëjë pa shërbimet e ish lojtarit të Real Madridit në pjesën e mbetur të këtij viti, ndërsa Bayerni në Bundesliga ndodhet në vendin e 5-të me 20 pikë, 7 më pak se lideri, Borussia Dortmund.