“Jam rritur vetë në kushte të vështira”, Paoclli: Prandaj i ndihmoj të tjerët

Behgjet Pacolli ka kujtuar kohën kur ishte i varfër dhe nuk kishte asgjë, dhe tash që ka gjithçka i kujton dhe i kupton më së mirit personat që rriten si u rrit ai.

Pacolli, me anë të një shkrimi në Facebook, që shtë pronar i kompanisë miliardëshe “Mabetex”, thotë se atë kohë ishte i varfër dhe se e kupton ndjesinë e vështirësive financiare.

“Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare. Ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë!