Policia e Kosovës ka penguar anëtarët e Partia Socialdemokrate (PSD) të vendosin një pankartë në rrethojat të pika kufitare në Merdarë. Policia ka kërkuar nga anëtarët e PSD-së që pankarta t’i vendosin jashtë rrethojave.
Por një gjë e tillë u kundërshtuan nga aktivistët e kësaj parie, me ç’rast pati edhe një përplasje ndërmjet tyre.
Ata kanë vendosur një pankartë me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti me një mbishkrim “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”.
Aksioni i PSD-së vjen një ditë pasi ky pikëkalimin kufitar me Serbinë, me vendim të Qeverisë është hapur për kalimin e mallrave serbe.
Importimi i mallrave serbe rifilloi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dy ditë më parë për ta hequr kufizimin ndaj mallrave nga Serbia për këtë pikëkalim kufitar./EO/












