Foto

“Jam djalë nga Kosova më ka thirrë atdheu” – Daku surprizohet nga lagjja e tij në Gjilan para sfidës jetike me Shqipërinë

Mirlind Daku është në prag në një prej ndeshjeve më vendimtare në karrierën e tij me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është 90 minuta larg për ta shijuar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024 me fanellën kuqezi, shkruan lajmi.net.

Daku është surprizuar nga banorët e lagjes “Arbëria” në Gjilan, lagje në të cilën ai u rrit para transferimit në Evropë.

Banorët e asaj lagjeje vendosën një banderolë në rrugën kryesore të lagjes në dedikim për Mirlind Dakun.

“Jam djalë nga Kosova më ka thirrë Atdheu” – thuhet në banderolën që përmban edhe fotografi të Dakut me fanellën e Shqipërisë.

Sulmuesi gjilanas publikoi fotografinë e banderolës në rrjetet sociale duke i falënderuar ata për përkrahjen.

Shqipëria të premten takohet me Moldavinë në udhëtim nga ora 18:00.

Mirlind Dakut me shokë iu nevojitet vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin tutje.