Jakup Nura, kandidat i PDK për deputet, ka reaguar pas tensioneve në tubimin e VV-së në Skenderaj.

Ai ka thënë se tubimi politik i Albin Kurtit sonte në Skenderaj është mungesë e respektit ndaj tri viktimave të aksidentit që ndodhi mbrëmë atje.

Nura tutje tha se qasja e kryeministrit e Kosovës, plot urrejtje ndaj këtij rajoni dhe këtyre njerëzve, sipas tij ka për qëllim të krijojë përçarje mes shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Në Skenderaj nuk ka “të ndershëm” e “të pandershëm”, këtu ka vetëm njerëz të mirë, njerëz që e vuajnë sot e kësaj dite luftën e fundit, dhe ka njerëz që irritohen kur dëgjojnë fjalor të viteve të 90-ta që na ka detyruar të bëjmë atë që i ka hije e për nder shqiptarit.

Tubimi politik i Albin Kurtit sonte në Skenderaj është mungesë e respektit ndaj tri viktimave të aksidentit që ndodhi mbrëmë në komunë tonë, dhe dëshmoi se gjuha e përdorur prej tij, ka qenë e papranuar në vitet e paraluftës, për cka ka marrë edhe rezultatin e merituar.

Andaj, fatkeqësisht sonte në Skenderaj, qasja e kryeministrit e Kosovës, plot urrejtje ndaj këtij rajoni dhe këtyre njerëzve, që ka për qëllim të krijojë përçarje mes shqiptarëve, edhe pse kanë dëshmuar pathyeshmëri në çdo periudhë, me riktheu në atë kohë.