Jakup Krasniqi: Pa epopenë e Jasharëve s’do të kishim liri dhe pavarësi

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historiani Jakup Krasniqi. Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998, ka thënë se pa epopenë e Jasharëve në Kosovë nuk do të nxehte dielli i lirisë dhe pavarësisë.

Për më shumë se dy dekada pas kësaj ngjarje të rëndësishme për vendin dhe kombin shqiptar, ai ka thënë se fitorja është e madhe, por jo e plotë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, Krasniqi ka deklaruar se Prekzai i Poshtëm dhe Lagja e Jasharëve janë bërë qendra të pelegrinazhit për të gjithë shqiptarët, ndërsa Adem legjendari, kryesimbol i lirisë dhe i pavarësisë sonë.

Ai ka thënë se është koha që institucionet shtetërore t’i kushtojnë vëmendje të shtuar dhe serioze Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari”, që është bazamenti i lirisë dhe i shtetit tonë.