Jakov Milatoviq betohet si president i Malit të Zi

Jakov Milatoviq është betuar si president i ri i Malit të Zi.

Në seancë, ai u betua se “do t’i kryej detyrat e presidenti me përgjegjësi, nder, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe ligjit”.

Në kuvend kanë qenë prezent edhe e para shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ndjekur nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj e kroati, Zoran Milanoviq, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, seanca për betimin e presidentit të ri ka nisur me rreth 20 minuta vonesë, pasi e njëjta ishte paraparë që të nisë në ora 12:00.