Jahja Kokaj për deklaratën e Blerim Sallahut: Mua nuk ma kap truri me komentu shpejtësinë e vajit në tepsi

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, që me profesion është fizikan, ka thënë se nuk e ka të qartë se si ndodhë lëvizja e vajit në tepsi.

Duke komentuar deklaratën e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu se në ministri po punojnë ngjashëm me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi, Kokaj tha se nuk ia kap truri me komentu se si funksionon shpejtësia e vajit në tepsi.

“E vajit në tepsi? Unë nuk e kam ditë që lëvizë vaji në tepsi. Qysh lëvizë, nuk e kam të qartë. Unë absolutisht nuk po e kuptoj. Unë nuk e di a keni ba ju pite në tepsi apo keni shtrirë vaj në tepsi, unë këtë punë s’e kam bërë kurrë në jetë time. Kur flitet shpejtësia, unë jam ekspert i shpejtësisë për arsye se materia është prej kohës së eklipsit dhe është në rrjedhje, në lëvizje, në shpejtësi. E tashti, nëse e lidhë vajin me shpejtësi, mua nuk ma kap truri im me e komentu këtë punë të shpejtësisë në vajit në tepsi.  Unë distancohem nga ajo për arsye se nuk kam bërë pite kurrë. A e kupton, duhet dikush që ka bë pite, e ka shtru tepsinë, përhapë vajin dhe dikush që ka kompetencë eksperimentale ose teorike”, ka thënë Kokaj për Periskopin.