Aleksandar Jabllanoviq

Jabllanoviq: Lista Serbe nuk e ka pasur kurrë besimin e qytetarëve, serbët i besojnë vetëm shtetit të Serbisë

Kreu i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka shkruar në rrjetin social “X” se serbët e Kosovës i besojnë shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Lista serbe asnjëherë nuk ka pasur besimin e qytetarëve në masën që ata kanë pretenduar (99%). Na mbetet të ndërtojmë unitet në Republikën e Kosovës pa e nënvlerësuar njëri-tjetrin dhe me lidershipin vendimtar të Aleksandar Vuçiqit dhe qeverisë së Republikës së Serbisë”, tha Jabllanoviq.